Ndërlidhjet

Marshimi i homoseksualëve në Moldavi, pritet me protestë


Pamje nga protesta gjatë marshit në Moldavi
Pamje nga protesta gjatë marshit në Moldavi
Reth 100 persona kanë marrë pjesë në marshin që është organizuar për të drejtat e komunitetit homoseksual në Kishnau të Moldavisë.

Marshimi që nuk ka pasur leje për tu mbajtur nga ana e komunitetit gej, e ka gjetur kundërshtimin edhe të një grupi prej 100 vetash që kishin dalë në rrugë dhe po kundërshtonin mbajtjen e asaj parade.

Në mesin e kundërshtuesve të këtij marshi ishte edhe kisha ortodokse.

Kundërshtuesit e marshit kanë thënë fjalë tallëse ndaj pjesëtarëve të komunitetit homoseksual.

Disa nga këta protestues, janë ndaluar.

Marshimi i sotëm ishte në kuadër javës së ngjarjeve të organizuara nga komuniteti LGBT.
XS
SM
MD
LG