Ndërlidhjet

Qeveria e Ukrainës i fillon bisedimet pa seperatistët pro-rusë


Ilustrim
Ilustrim
Qeveria e Ukrainës e ka filluar raundin e dytë të bisedimeve që kanë për qëllim stabilizimin e situatës në juglindje të vendit.

Bisedimet që sot po mbahen në Krahkiv, po mbahen pa përfaqësuesit e seperatistëve pro-rusë.

Ushtruesi i detyrës së kryeministrit të Ukrainës Arseni Yatsenyuk, ka thënë në hapje të takimit se qeveria është e gatshme që atyre t’iu lejoj që të kenë pushtet në atë pjesë, por ka shtuar, se Ukraina nuk do ta lejoj kurrë, copëtimin e vendit.

Biseimet, ranudi i parë i të cilave është mbajtur në Kiev, po mbahen si rezultat i një udhëzimi të dhënë nga OSBE-ja.

Bisedimet kanë për qëllim qetësimin e situatës para zgjedhjeve që janë caktuar se do të mbahen më 25 maj.
XS
SM
MD
LG