Ndërlidhjet

Tatarët shënojnë 70-vjetorin e dëbimit


Ilustrim
Ilustrim
Tatarët në Krime janë duke shënuar 70-vjetorin e dëbimit të tyre nga Stalini.

Në Simferopol, kryeqytetin e gadishullit ukrainas, të aneksuar nga Moska, tubimi është mbajtur pranë një xhamie.

Dhjetëra-mijëra tatarë mblidhen zakonisht në Simferopol, për të kujtuar 18 majin e vitit 1944, kur autoritetet sovjetike kanë nisur dëbimin e tatarëve të Krimesë në Azinë qendrore.

Tubimi qendror, ndërkaq, është anuluar.

Mejlis, organi vetëqeverisës i tatarëve, ka bërë publik vendimin pasi autoritetet e Krimesë kanë ndaluar të gjitha tubimet publike deri më 6 qershor.

Mejlis u ka bërë thirrje tatarëve që të mblidhen pranë qendrave fetare.
XS
SM
MD
LG