Ndërlidhjet

Në Bosnjë edhe rrëshqitje dheu


Bosnjë
Bosnjë
Në Bosnjë, ku një e treta e sipërfaqes është nën ujë, si pasojë e përmbytjeve, janë raportuar edhe rreth 300 rëshqitje dheu, kryesisht në pjesën verilindore.

Zyrtarët në Bosnjë po ashtu paralajmërojnë qytetarët për rreziqet potenciale nga minat tokësore, të mbetura nga lufta e viteve 1992-1995.

Ka shqetësime se përmbytjet do të nxjerrin në dritë shumë mina tokësore dhe se shenjat paralajmëruese për fushat e minuara do të merren nga uji.

Përmbytjet kanë goditur rëndë edhe rajonin e Serbisë.

Së paku 20 persona janë raportuar të vdekur në të dyja shtetet.
XS
SM
MD
LG