Ndërlidhjet

Presidentja e Koresë J. kërkon hetimin e rojes bregdetare


Presidentja e Koresë Jugore, Park Geun-hye
Presidentja e Koresë Jugore, Park Geun-hye
Presidentja e Koresë Jugore Park Geun-hye, ka njoftuar se do të kërkoj që të shpërbëhet dhe të hetohet roja bregdetare, për shkak të fatkeqësisë së muajit të kaluar.

Rojet bregdetare janë kritikuar në lidhje me aksionin e tyre të ngadalshëm pas fundosjes së anijes Sewol më 16 prill, si rezultat i së cilës më shumë se 300 persona kanë vdekur apo janë zhdukur.

Park, ka thënë sot, se operacionet e ndërmarra nga rojet bregdetare mund të vlerësohen si të dështuara.

Rojet bregdetare që kanë qenë përgjegjës, sipas saj, duhet të hetohen nga policia dhe nga një organ i ri qeveritarë që pritet të themelohet përkitazi me rastin.
XS
SM
MD
LG