Ndërlidhjet

Uzbekistan: Të burgusurve iu ndalohen vizitat e familjarëve


Ilustrim
Ilustrim
Të burgosurve në Uzbekistan iu është ndaluar që të vizitohen nga familjarët e tyre.

Të afërmit e disa të burgosurve në Uzbekistan, i kanë thënë Radios Evropa e Lirë, se tash e një muaj, burgjet nuk i kanë lejuar të afërmit që ti vizitojnë familjarët e tyre që i kanë në burg.

Disa nga familjarët, kanë thënë se në burgje po bëhen riparime në dhomat e vizitave.

Zyrtarë nga drejtoria e burgjeve në Uzbekistan, kanë mohuar të komentojnë në lidhje me këtë çështje.

Abdurakhmon Tashanov, përfaqësues i të drejtave të njeriut në Uzbekistan, ka thënë se ky veprim është shkelje e të drejtave të njeriut.
XS
SM
MD
LG