Ndërlidhjet

Siguria sfidon balotazhin presidencial në Afganistan


Afganistan
Afganistan
Zyrtarët zgjedhorë në Afganistan kanë thënë se siguria do të jetë sfida më e madhe gjatë rrethit të dytë të zgjedhjeve presidenciale, të paraparë për 14 qershor.

Kreu i Komisionit të Pavarur Zgjedhor, Yusuf Nuristani, ka thënë se ky institucion i ka rekomanduar qeverisë dyfishimin e masave të sigurisë, në krahasim me rrethin e parë të zgjedhjeve, që është mbajtur më 5 prill.

Nuristani ka thënë se militantët do të jenë në një pozitë më të mirë, për shkak të motit të favorshëm, për të kryer sulme dhe për të penguar votimet.

Rreth 7 milionë afganë kanë votuar më 5 prill duke sfiduar kërcënimet e militantëve talibanë.
XS
SM
MD
LG