Ndërlidhjet

Ivanov i jep Gruevskit mandatin për formimin e qeverisë


Ivanov dhe Gruevski - foto arkivi
Ivanov dhe Gruevski - foto arkivi
Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, i ka dorëzuar mandatin për formimin e qeverisë së re kryetarit të partisë VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski.

Partia e Gruevskit ka fituar 61 vende në Parlamentin e ri, pas zgjedhjeve të 27 prillit.

Sipas ligjeve, mandatari për formimin e qeverisë ka në dispozicion njëzet ditë për t’ia paraqitur Parlamentit për miratim programin dhe përbërjen e kabitetit qeveritar.

Përbërja qeveritare mund të miratohet me shumicën e thjeshtë të votave, përkatësisht 62 vota të ligjvënësve.
XS
SM
MD
LG