Ndërlidhjet

Banka zvicerane pranon fajin për mashtrim me taksa


Ilustrim
Ilustrim
Në Shtetet e Bashkuara, Departamenti i Drejtësisë ka akuzuar bankën zvicerane, Credit Suisse, se ka ndihmuar amerikanët e pasur që të shmangin pagesën e taksave përmes llogarive të hapura jashtë vendit.

Banka e dytë më e madhe në Zvicër ka pranuar fajin dhe ka rënë dakord për të paguar dënimin prej 2.6 miliardë dollarësh.

Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së, Eric Holder, ka thënë se Credit Suisse ka qenë e angazhuar në një konspiracion të gjerë që ka zgjatur me dekada.
XS
SM
MD
LG