Ndërlidhjet

Rusia dhe Kina duan të forcojnë bashkëpunimin


Shangai, 20 maj 2014.
Shangai, 20 maj 2014.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se Moska dhe Pekini janë pajtuar që të koordinojnë politikat e jashtme edhe më shumë, në kuadër të organizatave ndërkombëtare dhe rajonale.

Duke folur në Shangai, pas bisedimeve me presidentin e Kinës, Xi Jinping, Putin po ashtu ka thënë se bashkëpunimi midis Ministrisë së Mbrojtjes ruse dhe asaj kineze është “faktor serioz” i sigurisë në botë.

Në deklaratën e përbashkët, dy vendet kanë bërë thirrje për më shumë bashkëpunim rajonal dhe politik në lidhje me Ukrainën.

Dy vendet, megjithatë, nuk kanë dhënë ende ndonjë deklaratë për marrëveveshjen e mundshme të gazit, në vlerë prej disa miliarda dollarësh.
XS
SM
MD
LG