Ndërlidhjet

Pistorius nis ekzaminimet mendore javën e ardhshme


Oscar Pistorius
Oscar Pistorius
Vrapuesi olimpik i Afrikës së Jugut, Oscar Pistorius, është urdhëruar që të nisë disa kontrolle më 26 maj, për të vlerësuar gjendjen e tij mendore në kohën kur ka vrarë të dashurën.

Gjykatësja e rastit ka thënë se Pistorius do të jetë pacient i jashtëm i një spitali psikiatrik në Pretoria për një muaj.

Ajo ka thënë se psikiatrët do të vendosin nëse ai ka qenë i aftë të vlerësojë pasojat e aktit të tij.

Ky hap vjen pasi një ekspert ka dëshmuar se Pistorius ka çrregullime që i japin atij frikë të jashtëzakonshme nga kriminaliteti.

Pistorius, vrapues olimpik me të dyja këmbët e amputuara, mohon se ka vrarë me dashje të dashurën e tij, Reeva Steenkamp, më 14 shkurt të vitit të kaluar.

Ai ka thënë se e ka qëlluar atë në gjendje paniku, pasi e ka ngatërruar me një hajdut.

Por, sipas prokurorëve, çifti ka qenë duke u grindur dhe Pistorius ka qëlluar Steenkampin me qëllim.
XS
SM
MD
LG