Ndërlidhjet

11 ushtarë të vrarë nga sulmet në Irak


Ilustrim
Ilustrim
Së paku11 ushtarë irakianë janë vrarë sot, një ditë pas publikimit të rezultateve të zgjedhjeve parlamentare që janë mbajtur në prill.

Kryeministri Nuri al-Maliki i cili pritet që për herë të tretë ta marrë postin e kryeministrit, po akuzohet nga kritikët për situatën e përkeqësuar.

Sido që të jetë viktimat e sotme kanë pësuar si rezultat i hapjes së zjarrit në një autobus që po transportonte ushtarë.

Tetë ushtarë janë vrarë dhe katër të tjerë janë plagosur vetëm në këtë sulm, ka njoftuar zyrtari lokal Talib Mohammed al-Bayati.

Tre ushtarë të tjerë ndërkaq janë vrarë si rezultat i një sulmi nga një sulmues vetvrasës në provincëm Salaheddin.

Pos tre të vrarëve, në këtë sulm janë plagosur edhe shtatë ushtarë.
XS
SM
MD
LG