Ndërlidhjet

Së paku 118 të vrarë nga sulmet në Nigeri


Nigeri - foto arkivi
Nigeri - foto arkivi
Presidenti i Nigerisë, Goodluck Jonathan, ka dënuar sulmet në qytetin Jos, në të cilat kanë humbur jetën së paku 118 persona.

Jonathan ka thënë se autorët e tyre janë mizorë dhe të këqij.

Shpërthimet kanë goditur të martën një spital dhe një treg të populluar.

Dyshohet se nën rrënoja mund të ketë edhe viktima të tjera.

Nigeria përballet me një kryengritje të grupit militant Boko Haram, i cili muajin e kaluar ka rrëmbyer mbi 200 vajza nga një shkollë në qytetin Çibok.
XS
SM
MD
LG