Ndërlidhjet

Kievi: Trupat ruse janë larguar 10 km nga kufiri


Ilustrim
Ilustrim
Kievi ka thënë se trupat ruse kanë lëvizur së paku 10 kilometra larg nga kufiri i Ukrainës, por autoritetet nuk kanë konfirmuar pretendimet e Moskës se është duke u bërë tërheqja e plotë.

Edhe Pentagoni ka thënë të hënën se nuk ka parë asnjë dëshmi se Rusia ka tërhequr 40,000 trupat e saj nga rajoni kufitar.

Në prag të zgjedhjeve presidenciale të 25 majit, autoritetet e Ukrainës do të zhvillojnë sot një rreth të ri të “dialogut kombëtar”, me qëllim që t’i japin fund kryengritjes së separatistëve pro-rusë në lindje.

Bisedimet pritet të zhvillohen në qytetin jugor Mykolayv.
XS
SM
MD
LG