Ndërlidhjet

Të rinj iranianë arrestohen për videon “Happy”


Pamje nga klipi iranian "Happy"
Pamje nga klipi iranian "Happy"
Grupet për të drejtat e njeriut i kanë bërë thirrje Iranit që të lirojë një grup të të rinjve, të cilët janë arrestuar në Teheran, pasi kanë bërë një video, në të ciliën kërcejnë me hit-këngën e Pharrell Williams “Happy”.

Të arrestuarit, që përfshijnë së paku gjashtë të rinj dhe të reja, janë shfaqur në televizion më 20 maj, duke shprehur keqardhje.

Ata kanë thënë se janë “mashtruar” dhe se nuk e kanë pasur ndërmend që ta bëjnë publike videon.

Në pamjet e shfaqura në televizion, një zyrtar i policisë i kritikon ata për vallëzim në shoqëri të njër-tjetrit, çfarë është në kundërshtim me ligjin iranian.

Videoja thuhet se është postuar në internt muajin e kaluar dhe ka marrë mbi 30,000 klikime në katër ditë, para se është hequr.

Nuk është e qartë se me çfarë akuzash përballen të rinjtë e arrstuar.
XS
SM
MD
LG