Ndërlidhjet

Në kërkim të rrymës e gazit, qytetarët në Kirgizi e bllokojnë autostradën


Ilustrim
Ilustrim
Rreth 100 banorë lokalë të qytetit jugor Osh në Kirgizi, e kanë bllokuar autostradën për disa orë duke kërkuar nga autoritetet vendëse që ta zgjidhin problemin e furnizimit me gaz natyror dhe me energji elektrike.

Protestuesit e kanë zhbllokuar rrugën kryesore pasi që kryetari i qytetit OshH Aitmamat Kadyrbaev, u takua me protestuesit dhe iu premtoi atyre se furnizimi i energjisë në qytet do të rregullohet.

Kadyrbaev iu tha protestuesve se qeveria po punon edhe rreth furnizimit me gaz natyrore, që ta sjellë gazin nga Uzbekistani.

Ndërkohë, kryeministri i Kirgizisë Joomart Otorbaev, gjatë një seance të parlamentit në Bishkek që është mbajtur sot, ka thënë se Uzbekistani nuk i ka përfullur kërkesat e Kirgizisë rreth furnizimit me gaz.
XS
SM
MD
LG