Ndërlidhjet

Konferencë donatorësh në Beograd për përmbytjet


Serbi
Serbi
Në Beograd mbahet sot një konferencë e donatorëve, për të ndihmuar autoritetet e Serbisë që të luftojnë përmbytjet shkatërruese.

Johannes Hahn, komisionar i Bashkimit Evropian, përgjegjës për politikat rajonale, ka thënë se Serbia, si kandidate për anëtarësim në BE, ka gjasa të kualifikohet për ndihmë nga Fondi i Solidaritetit Evropian.

Por, ai ka paralajmëruar se shuma e ndihmës nuk do të vendoset deri në fund të kësaj vere.

Bosnja dhe Hercegovima, po ashtu e goditur rëndë nga përmbytjet, nuk është kandidate për BE, por Hahn ka thënë se Brukseli mund të shpërndajë fonde për të ndihmuar Sarajevën.
XS
SM
MD
LG