Ndërlidhjet

Khodorkovsky: Sanksionet izolojnë Rusinë


Mikhail Khodorkovsky
Mikhail Khodorkovsky
Ish-manjati rus i naftës, Mikhail Khodorkovsky, ka thënë se vendosja e më shumë sankisoneve ndaj Rusisë, për shkak të përfshirjes së saj në krizën në Ukrainë, rrezikon të izolojë Moskën.

Khodorkovsky i ka thënë BBC-së se Bashkimi Evropian rrezikon të luajë në duart e nacionalistëve rusë dhe i ka bërë thirrje BE-së që të ndihmojë Ukrainën që të bëhet më e qëndrushme, duke thënë se një gjë e tillë mund të stimulojë reforma edhe në Rusi.

Khodorkovsky ka qenë njeriu më i pasur i Rusisë derisa nuk ka kritikuar presidentin rus, Vladimir Putin, dhe ka kaluar dhjetë vjet në burg.

Ai i ka thënë BBC-së se situata në lindje të Ukrainës është përkeqësuar deri në atë pikë ku as Moska nuk është në gjendje t’i kontrollojë zhvillimet.
XS
SM
MD
LG