Ndërlidhjet

Rusi: Shkelja e rregullave shkaktoi përplasjen e trenave


Autoritetet në Moskë thonë se përplasja vdekjeprurëse e tranve javën e kaluar, afër kryeqytetit, është shkaktuar nga një shkelje e mirëmbajtjes së hekurudhave.

Zëdhënësi i Komitetit Investigativ të Rusisë Vladimir Markin, tha se drejtuesit e dy trenave që u përplasën më 20 maj, nuk ishin të informuar për punët që po bëheshin përgjatë rrugës.

Gjashtë persona u vranë dhe 24 u hospitalizuan si rezultat i ndeshjes.

Markin tha se Aleksandr Sokolov, që është mbikëqyrësi i linjës hekurudhore Moskë-Kiev, është ndaluar dhe hetimet po vazhdojnë.
XS
SM
MD
LG