Ndërlidhjet

Ushtria merr kontrollin e qeverisë në Tajlandë


Tajlandë...
Tajlandë...
Shefi i ushtrisë së Tajlandës ka njoftuar se ai e ka marrë kontrollin e qeverisë, dy ditë pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme në vend.

Gjenerali Prayuth Chan-ocha tha në një fjalim në televizionin kombëtar më 22 maj se ushtria mori pushtetin në mënyrë që ajo të mund të rivendosë rendin dhe të fus reformat në Tajlandë.

Ai tha se protestuesit do të shoqërohen nga ushtria dhe do të largohen nga tubimet, dhe një komision që kishte imponuar gjendjen e jashtëzakonshme në vend më 20 maj, do të udhëheqë vendin.

Deklarata e Prayuth-it erdhi pas ditës së dytë të takimeve që ai i pati me udhëheqësit e qeverisë dhe të opozitës në Tajlandë.

Por, pjesëmarrësit në këto mbledhje nuk ishin në gjendje të bien dakord për një zgjidhje të protestave anti-qeveritare dhe rënies të fundit të qeverisë për akuza për korrupsion.

Prayuth tha se marrja e kontrollit nga ushtria nuk do të ndikojë në marrëdhëniet e Bangkokut me vendet e tjera.
XS
SM
MD
LG