Ndërlidhjet

FBI kërkon arrestimin e 16 policëve të Puerto Ricos


FBI-ja ka lëshuar një fletë-arrest për 16 oficerë të policisë në Puerto Rico, me akuzë për korrupsion.

Inspektori policor, Jose Caldero, konfirmoi arrestimin në një intervistë me Radio Islas.

Prokurorja e SHBA-së Rosa Emilia Rodriguez pritet të japë më shumë detaje në një konferencë shtypi gjatë ditës së sotme.

Arrestimet vijnë pasi departamentit i policisë së Puerto Ricos i nënshtrohet një reforme të mandatuar federale, pasi një raport i vitit 2011 i akuzuar oficerët për vrasjeve të paligjshme, korrupsion dhe shkelje të të drejtave civile.

Puerto Rico është territor i papërfshirë në SHBA dhe është i dyti me forcën më të madhe policore në SHBA, me afërsisht 17,000 oficerë.
XS
SM
MD
LG