Ndërlidhjet

Arrestohet Dardan Molliqaj


Sekretari i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj është arrestuar sot në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë zëdhënësi i Policisë Agron Borovci.

“Pasdite (Policia e Kosovës) e ka zbatuar urdhër arrestin që e ka pasur prej gjykatës. I pandehuri që ka qenë i kërkuar që të dërgohet në gjykatë është shoqëruar nga policia. Tash jemi duke pritur rekomandim nga ana e gjykatës se a do të dërgohet sonte në gjykatë apo do të pritet deri nesër”, ka thënë Borovci për Radion Evropa e Lirë.

Zoti Molliqaj është dërguar në polici, në ndërlidhje me pjesëmarrjen e tij në një aktivitet, për të cilin mediat vendore raportojnë që kishte të bënte me privatizimin e ndërmarrjeve publike ne Kosovë.
XS
SM
MD
LG