Ndërlidhjet

Trupat siriane thyejnë rrethimin e burgut në Aleppo


Trupat siriane, të mbështetur nga sulmet ajrore thyen rrethimin njëvjeçar rebel të një burgu në qytetin verior të Aleppos të enjten, duke lejuar forcat e presidentit Bashar Asadit të mbyllen në një qendër afër komandës së një koalicion të grupeve rebele islamike, thanë aktivistë të opozitës.

Ky burg ka qenë vend i përleshjeve vdekjeprurëse mes forcave qeveritare dhe atyre rebele të Sirisë.

Rebelët në mënyrë të përsëritur kanë bombarduar portat e përparme, duke kërkuar lirimin e rreth 4,000 të burgosurve.

Aleppo është shndërruar në zonë të kontrolluar disa herë nga rebelët, e disa herë nga qeveritarët, që nga fillimi i luftimeve në Siri në mes të vitit 2012.

Ushtria siriane ka arritur fitore në qendër të vendit dhe është duke kërkuar për të avancuar në zonat e udhëhequra nga opozita.
XS
SM
MD
LG