Ndërlidhjet

Egjipti njofton se është vrarë një udhëheqës i Al-Kaidës


Ilustrim
Ilustrim
Zyrtarët e sigurisë në Egjipt, kanë njoftuar se lideri i një grupi të Al-Kaidës i cili i ka shtyrë sulmet terroriste në Sinai, është gjetur i vrarë së bashku me tre bashkëpunëtorë të tij, në një makinë të sulmuar në shenjë hakmarrje nga grupet fisnore.

Autoritetet kanë njoftuar se Shadi el-Manaei është gjetur i vdekur bashkë me tre militantë të dyshuar.

Sipas tyre, katër personat janë vrarë, kur persona të paidentifikuar kanë shtënë me plumba në makinën e tyre në Sinain qëndror.
XS
SM
MD
LG