Ndërlidhjet

Haiti: Mbi 5,500 persona të prekur me virusin "Chikungunya"


Autoritetet shëndetësore të Haitit do të shpërndajnë ilaçe në të gjitha klinikat e vendit, në kohën kur po paraqitet një rritje e rasteve të dyshuara të një virusi të bartur nga një lloj i mushkonjave.

Më shumë se 5,500 raste të dyshuara të virusit "Chikungunya" janë raportuar në Haiti, tha ministrja e Shëndetësisë Publike Florence Guillaume.

Epidemia është përhapur në tërë Karaibe. Ka pasur më shumë se 55,000 raste të dyshuara dhe të konfirmuara në rajon.

Nuk ka vaksinë për këtë virus, dhe trajtimi primar është mjekimi i dhimbjeve, temperaturës së lartë dhe artritit - që janë edhe simptomat e para të sëmundjes.

Guillaume tha se qeveria ka 400.000 doza të acetaminophen për t'i shpërndarë dhe se çdo person që beson se e ka virusin, mund të trajtohet pa kosto.

Ajo u kërkoi të gjithë atyre që kanë pasur temperaturë të pandërprere për më shumë se 72 orë, të kërkojnë kujdes mjekësor.

Sëmundja rrallëherë është fatale, edhe pse ka raste të vdekje në mesin e njerëzve të cilët janë të moshuar ose që kanë një kusht themelor mjekësor.
XS
SM
MD
LG