Ndërlidhjet

Të rinjtë për marrëveshjet e Brukselit


Ilustrim
Ilustrim
Zëvendëskryeministrja në largim e Kosovës, Edita Tahiri, së bashku me Përfaqësuesin Special të BE-së, Samuel Zhbogar, kanë marrë pjesë në tryezën me temën “Roli i rinisë në zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit” në Mitrovicë.

Në këtë takim, të organizuar nga Qendra për Trajnime dhe Studime Gjinore dhe i mbështetur nga Ambasada e Norvegjisë, të rinjtë shqiptarë, serbë dhe të komuniteteve tjera kanë diskutuar dhe shprehur gatishmërinë që të punojnë së bashku për zbatimin e marrëveshjeve, si dhe kanë vlerësuar rezultatet e deritashme në integrimin e serbëve të veriut në institucionet e Kosovës.

Tahiri ka thënë se marrëveshjet e Brukselit kanë kontribuar për vendosjen e rendit dhe normalitetit në pjesën veriore të vendit dhe se integrimi i serbëve të veriut po ec në rrugën e duhur.

Zhbogar, në anën tjetër, ka vlerësuar angazhimet e Qeverisë së Kosovës në dialogun e Brukselit.
XS
SM
MD
LG