Ndërlidhjet

Zuma betohet edhe për një mandat


Jacob Zuma
Jacob Zuma
Presidenti i Afrikës së Jugut, Jacob Zuma, ka bërë betimin për mandatin e dytë, pas fitores së partisë së tij në zgjedhje.

Kongresi Kombëtar Afrikan ka fituar në zgjedhjet e përgjithshme të 7 majit.

Zuma është zgjedhur zyrtarisht të mërkurën nga parlamenti i dominuar prej partisë së tij.

Mbi 4,000 mysafirë dhe disa udhëheqës shtetesh kanë marrë pjesë në ceremnoninë e sotme në Pretoria.

Shtetet e Bashkuara nuk kanë dërguar përfaqësues, por Shtëpia e Bardhëka thënë se presidenti Barack Obama ka biseduar në telefon me zotin Zuma dhe e ka uruar atë për rizgjedhje.
XS
SM
MD
LG