Ndërlidhjet

Kryeministri i Rusisë e viziton Krimenë


Kryeministri rus, Dimitry Medvedev
Kryeministri rus, Dimitry Medvedev
Kryeministri rus Dimitry Medvedev do ta fillojë sot një vizitë dy ditiore në Krime, në ditën kur ukrainasit po votojnë në zgjdhjet presidenciale.

Gjatë ditës së sotme, ai pritet që ti vizitoj zyrat e emigracionit në qytetin e Sevastopolit, vend në të cilin po lëshohen pasapoirta ruse për banorët vendas.

Zyra e Medvedev ka njoftuar se gjtë ditës së hënë, ai do ta vizitoj qendrën e fëmijëve Artek që gjendet në Detin e Zi.

Kjo ëhstë vizita e dytë e Medvedev në këtë gadishull ukrainas, që nga koha e aneksimit nga ana e Rusisë.

Presidenti Vladimir Putin, në Krime ka qëndruar në fillim të këtij muaji, ku ka marrë pjesë në festimet me rastin e Ditës së Fitorës.
XS
SM
MD
LG