Ndërlidhjet

Drama turke shpërblehet me Palmën e Artë


Regjisori Nuri Bilge Ceylan
Regjisori Nuri Bilge Ceylan
Regjisori turk Nuri Bilge Ceylan e ka fituar Palmën e Artë, çmim ky më i madhi në në Festivalin e filmit në Kanë.

Drama “Winter Sleep” ishte në mesin e 18 filmave që kanë konkuruar për Palmën e Artë.

Filmi turk është shpërblyer për herë të parë me këtë çmim që nga viti 1982.

Drama e cila zgjatë më shumë se tri orë, është e bazuar në tregimet e dramaturgut rus Anton Chekohv.

“Winter Sleep” është filmi i shtatë i regjisorit Ceylan.

Tre nga filamt e tij të mëhershëm, kanë marrë po ashtu çmime në Kanë.
XS
SM
MD
LG