Ndërlidhjet

Edi Rama takohet me presidentin kazak


Kryeministri shqiptar, Edi Rama
Kryeministri shqiptar, Edi Rama
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është takuar në Astana të Kazakistanit me presidentin kazak Nursultan Nazarbajev.

Siç ka njoftuar zyra e presidentit kazak, gjatë takimit të realizuar është diskutuar rreth bashkëpunimit dy palësh në trgëti, ekonomi, investime, kulturë e sfera humanitare.

Nursultan Nazarbayev sipas kumtesës, ka theksuar se Kazakistani e ka një interes të madh për të vendosur marëdhënie me Shqipërinë.

“Përgjithësisht, për vendin tonë, Evropa është një partner i madh ekonomik por për fat të keq ne nuk kemi marëdhënie me Shëiprinë. Për fat të keq nuk ka dokumente për bashkëpunim ekonomik mes shteteve tona”, ka thënë Nazarbayev.

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë Edi Rama, e ka falënderuar presidentin kazak për pritjen e bërë, dhe ka përmendur faktin se shteti shqiptar dhe ai kazak kanë të përbashkëta në sferën kulturore.
XS
SM
MD
LG