Ndërlidhjet

Në Baku diskutohet bashkëpunimi rajonal


Ilustrim
Ilustrim
Ministrat e jashtëm të Azerbajxhanit, Turmenistanit dhe Turqisë, po takohen sot në Baku për të diskutuar marrëdhënjet dypalëshe dhe trepalëshe.

Elmar Mammadyarov nga Azerbajxhani i ka pritur në takim Rashid Meredov nga Turmenistani dhe Ahmed Davutoglu nga Turqia.

Ministrat e jashtëm të të trija vendeve turkfolëse, janë të përqëndruar që të diskutojnë për bashkëpunimin në fushën e energjisë dhe transportit.

Ministria e jashme turke, ka njoftuar se në fokus të takimit në Baku, janë edhe qështjet rajonale dhe ndërkombëtare.
XS
SM
MD
LG