Ndërlidhjet

Papa Françesku e përfundon vizitën në Lindjen e Mesme


Papa Françesku
Papa Françesku
Papa Françesku e ka përfunduar vizitën në Izrael dhe me këtë e ka përfunduar turneun në Lindjen e Mesme.

Papa 77 vjeçar e ka vizituar sot xhaminë Al-Aqsa në pjesën e vjetër të qytetit të Jerusalemit ndërsa është lutur tek Muri Perëndimor në pjesën e vjetër të këtij qyteti.

Teksa e ka vizituar muzeun e Holokaustit Yad Vashem, Papa Françesku, ka folur për këtë tragjedi që ka ngjarë.

Papa e ka mbajtur një meshë në Cenacle, ku të krishterët besojnë se Jezusi mbante Darkën e fundit me ndjekësit e tij.

Papa Françesku e ka shfrytëzuar këtë vizitë në Lindjen e Mesme, për tu lutur me qëllim që ti jipet fund konfliktit në Lindjen e Mesme.

Ai i ka ftuar presidentët izraelitë dhe palestinezë që të bashkohen në Vatikan në fillim të muajit të ardhshëm dhe të luten për paqe.
XS
SM
MD
LG