Ndërlidhjet

Malejzia publikon të dhënat satelitore për aeroplanin e zhdukur


Ilustrim
Ilustrim
Qeveria malajziane i ka bërë të ditura të dhënat satelitore, të cilat janë përdorur për të përcaktuar rrugën e fluturimit të aeroplanit të Malaysia Airlines, i cili është zhdukur më 8 mars.

Asnjë gjurmë e aeroplanit, ende nuk është gjetur.

Një ekip ndërkombëtar i hetimit i udhëhequr nga Malajzia, ka ardhur në përfundim, që aeroplani kishte fluturuar në jug ndërsa e kishte humbur kontaktin me radarët, 90 minuta pas ngritjes.

Hetuesit besojnë se avioni ka përfunduar në jug të Oqeanit Indian.

Disa familjarët e 239 personave sa kanë qenë në aeroplanin e zhdukur, e kanë kritikuar qeverinë për mënyrën e trajtimit të këtij rasti, ndërsa kanë kërkuar që të formohet një ekip i pavarur dhe ti shqyrtoj të dhënat që janë në dispozicion.

Autoritetet besojnë, se avioni e kishte devijuar rrugën qëllimisht nga rruga që ishte planifikuar të shkonte.
XS
SM
MD
LG