Ndërlidhjet

Policia në Astana arreston shtatë gra


Ilustrim
Ilustrim
Policia e Kazakistanit i ka arrestuar në Astana shtatë gra të cilat po protestonin kundër qeverisë, e cila sipas tyre ua ka marrë tokat private.

Protestueset së bashku me fëmijët e tyre të vegjël, janë arrestuar sot teksa po marshonin drejt ndërtesës së kuvendit ku kishin planifikuar që ti paraqesin kërkesat e tyre.

Veprime të ngjashme kundër qeverisë, janë mbajtur disa herë gjatë javës së fundit në Astana.

Protestuesit kanë thënë se në mënyrë të vazhdueshme me arsyetimin se iu duhen për nevoja shtetërore, Kazakistani ua ka marrë qytetarëve pronat private.

Gjatë protestave të ngjashme të mbajtura në Astana në fillim të këtij viti, protestuesit e kanë akuzuar administratën e qytetit se nuk ua ka kompensuar mjaftueshëm tokën e marrë me qëllim të ndërtimit të një objekti universitar dhe ndërtesa të tjera shtetërore.
XS
SM
MD
LG