Ndërlidhjet

Forca amerikane në Afganistan edhe pas 2014


Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.
Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka thënë se do të insistojë që një forcë prej 9,800 trupash amerikane të mbetet në Afganistan edhe pas vitit 2014.

“Misioni luftarak i Amerikës do të përfundojë në fund të këtij viti. Duke filluar nga viti i ardhshëm, afganët do të jenë plotësisht përgjegjës për sigurinë e vendit të tyre. Personeli amerikan do të jetë në rol këshillues”, ka thënë Obama.

Sipas tij, forcat amerikane do të stërvisin forcat afgane dhe do të kryejnë operacione antiterroriste kundër Al Kaidës.

Këta trupa do të vendosen vetëm nëse Qeveria e Afganistanit nënshkruan Marrëveshjen Dypalëshe për Siguri.
XS
SM
MD
LG