Ndërlidhjet

Përpjekje për grushtshtet në Abkhazi


Aleksandr Ankvab, president de facto i rajonit separatist të Gjeorgjisë, Abkhazisë.
Aleksandr Ankvab, president de facto i rajonit separatist të Gjeorgjisë, Abkhazisë.
Presidenti de facto i rajonit separatist të Gjeorgjisë, Abkhazisë, ka thënë se uzurpimi i ndërtesës së administratës presidenciale nga ana e opozitës në kryeqytetin rajonal Sukhumi është “përpjekje e armatosur për grushtshtet”.

Megjithatë, Aleksandr Ankvab ka thënë se ka ende shanse për të sjellë situatën brenda kornizës ligjore.

Në një intervistë për televizionin Abhaz, ai ka thënë se mbetet në Abkhazi, por nuk ka zbuluar lokacionin.

Të martën, protestuesit kanë sulmuar ndërtesën ku ndodhet zyra e Ankvabit.

Ankvab është pajtuar me kërkesën e protestuesve që të shkarkojë qeverinë, por opozita ka kërkuar edhe nga ai që të japë dorëheqje.

Abkhazia dhe rajoni tjetër separatist i Gjeorgjisë, Osetia e Jugut, njihen si shtete të pavarura vetëm nga Rusia dhe një pjesë e vogël e vendeve të tjera.
XS
SM
MD
LG