Ndërlidhjet

Ukraina, Polonia, Lituania me brigadë të përbashkët


Ushtruesi i detyrës së ministrit të Mbrojtjes të Ukrainës, Mykhaylo Koval.
Ushtruesi i detyrës së ministrit të Mbrojtjes të Ukrainës, Mykhaylo Koval.
Ukraina, Polonia dhe Lituania mund të kenë së shpejti një brigadë të përbashkët ushtarake.

Qeveria e Ukrainës ka ngarkuar ushtruesin e detyrës së ministrit të Mbrojtjes, Mykhaylo Koval, për nënshkrimin e marrëveshjes.

Koval ka thënë se pret që marrëveshja të nënshkruhet muajin e ardhshëm.

Ai ka thënë se duke punuar së bashku me anëtaret e NATO-s, Poloninë dhe Lituaninë, performanca e ushtrisë së Ukrainës mund t’iu afrohet standardeve të NATO-s.

Koval ka thënë se pjesa ukrainase e brigadës së përbashkët do ta ketë bazën në qytetin Lviv.

Njoftimi vjen në kohën e tensioneve midis Rusisë dhe Perëndimit, për shkak të krizës në lindje të Ukrainës.
XS
SM
MD
LG