Ndërlidhjet

Obama: Terrorizmi, kërcënimi më i madh


Presidenti amerikan, Barak Obama
Presidenti amerikan, Barak Obama
Gjatë fjalimit të tij për politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara, presidenti Barak Obama, ka theksuar se kërcënimi më i madh për Shtetet e Bashkuara, sot vjen nga terrorizmi.

Gjatë fjalimit të tij në Akademinë Ushtarake West Point, Obama i ka bërë thirrje Kongresit që ta qojnë përpara fondin anti-terrorizëm prej 5 miliardë dollarësh.

Ky fond sipas presidentit amerikan, do të kontribuoj në ndërtimin e kapaciteteve dhe do të ua lehtësoj vendeve partnere, ballafaqimin me terrorizimin.

Obama ka thënë se në qoftë se është e nëvojshme, Shtetet e Bashkuara do të përdorin edhe forcën ushtarake në mënyrë të njëanshme.

Por, presidenti amerikan ka shtuar se përdoret, vetëm atëherë kur do të shterren të gjitha mundësitë e tjera.

“Vetëm për shkak se ne e kemi çekiqin më të mirë, nuk do të thotë se secili problem është një gozhdë”, ka thënë Obama.
XS
SM
MD
LG