Ndërlidhjet

Anija kozmike ruse arrinë në stacionin e hapësirës


Ilustrim
Ilustrim
Një anije kozmike ruse me tre persona në të, ka arritur me sukses në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës, në orët e para të ditës së sotme.

Në anijen e cila tashmë ka arritur në Stacionin e Hapësirës ishte punonjësi i Agjencisë Amerikane të Hapësirës, NASA, Reid Wiseman, kozmonauti rus Max Surayev dhe astronauti gjerman nga Agjencia Evropiane e Hapësirës, Alexander Gerst.

Anija kozmike ka arritur në cak pak para orës 04.00 të mëngjesit.

Ekuipazhi i kësaj anije do ti bashkohet dy rusëve dhe një amerikani të cilët gjenden në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës që nga muaji mars.

Agjencitë ruse dhe amerikane të hapsirës e kanë vazhduar bashkëpunimin pavarëisht raporteve në mes këtyre dy shteteve, si rezultat i krizës në Ukrainë.
XS
SM
MD
LG