Ndërlidhjet

Sulmohet aktori Brad Pitt


Brad Pitt
Brad Pitt
Aktori Brad Pitt është goditur në fytyrë teksa po nënshkruante autografe në premierën e një filmi në Hollywood.

Pitt është goditur teksa ishte nën shoqërinë e partneres së tij aktores Angelina Jolie.

Pitt ishte në premierën e filmit “Maleficent” më 28 maj kur sipas policisë, një person i identifikuar si Vitaliy Sedjuk, e ka kaluar një rrethojë dhe e ka goditur atë.

Aktori Pitt nuk ka marrë lëndime të rënda.

Sedyuk u arrestua menjëherë nga policia dhe tashmë është në mbajtje.

Ai është duke u mbajtur derisa ta bëjë pagesën prej 20 mijë dollarësh për tu liruar me kusht.

Sedyuk, 25 vjeçar, është një gazetar televiziv ukrainas i cili shpesh ka qenë pjesëmarrës në festimet në tepihun e kuq.

Më parë, Sedyuk e kishte përqafuar aktorin Leonardo Di Caprio, e kishte sulmuar skenën kur këngëtarja Adele ishte shpërblyer me çmimin Grammy dhe e kishte marrë një shuplakë nga Will Smith pasi që e kishte puthur atë gjatë një premiere në Moskë.
XS
SM
MD
LG