Ndërlidhjet

Turchynov e uron Poroshenkon


Oleksandr Turchynov
Oleksandr Turchynov
Aleksandr Turchynov, ushtrues i deritashëm i detyrës së presidentit ukrainas, e ka uruar Petro Poroshenkon për fitoren në zgjedhjet presidenciale.

Turchynov tha sot para parlamentit ukrainas, se nga të gjitha votat e numëruara, Petro Poroshenko i ka fituar 54.7 për qind të tyre.

Turchynov ka njoftuar se janë duke u bërë përgatitjet për ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri, ceremoni e cila duhet të mbahet 15 ditë nga data e zgjedhjeve.

Turchynov gjithashtu ka njoftuar se Vitali Klitschko ka fituar vota të mjaftueshme për të qenë kryetar i kryeqytetit ukrainas, Kiev.

Klitschko është aleat i miliarderit PoProshenko.
XS
SM
MD
LG