Ndërlidhjet

Hagel: 9800 ushtarë të mjaftueshëm për Afganistan


Sekretari amerikan i mbrojtjes, Chuck Hagel
Sekretari amerikan i mbrojtjes, Chuck Hagel
Sekretari amerikan i mbrojtjes Chuck Hagel, thotë se komandantët ushtarakë amerikanë, besojnë që numri i trupave amerikane që do të mbeten në Afganistan edhe për dy vite të tjera, është i mjaftueshëm për të trajnuar dhe këshilluar forcat afgane të sigurisë për të luftuar kundër terrorizmit.

Presidenti amerikan Barak Obama, ka njoftuar këtë javë se 9 mijë e 800 trupa amerikane do të mbeten në Afganistan edhe pas përfundimit të misionit ushtarak në fund të këtij viti.

Hagel ka shtuar se ende nuk është saktësuar se sa nga këta trupa do të jenë në kuadër të misionit anti-terrorizëm.

Hagel, i cili ka udhëtaur të mërkurën për në Azi dhe Evropë, ka njoftuar se do ta vizitoj Afganistanin gjatë kësaj vizite 12 ditore.
XS
SM
MD
LG