Ndërlidhjet

SHBA: Personi që e sulmoi aktorin Pitt, mbetet në arrest


Aktori Brad Pitt duke dhënë autograme në premirën e filmit "Maleficent" me ç'rast ishte sulmuar nga pesroni Sedyuk
Aktori Brad Pitt duke dhënë autograme në premirën e filmit "Maleficent" me ç'rast ishte sulmuar nga pesroni Sedyuk
Ish-punonjësi i Televizionit 1+1 në Ukrainë, Vitaliy Sedyuk, mbetet i arrestuar për shkak të sulmit kundër aktorit të njohur amerikan, Brad Pitt, në Holivud.

Personit Sedyuk i është urdhëruar që të mos i afrohet aktorit Pitt.

Vitaliy Sedyuk dje, gjatë premirës së filmit “Maleficent”, të aktores, Angelina Jolie, e cila është partnere e aktorit Bred Pitt, e kaloi barrierën dhe e sulmoi zotin Pitt.

Kanali televiziv në Ukrainë e kishte përjashtuar nga puna zotin Sedyuk, para tri javësh, pas disa skandaleve të tij, përfshirë edhe atë në Festivalin e Filmit në Kanë të Francës, kur ishte shtrirë në dysheme dhe kishte hyrë nën fustanin e aktores, America Ferrara.

Megjithatë, televizioni i përmendur ukrainaas nuk ka treguar se për çfarë arsyesh e ka përjashtuar Sedyukun.

Në vitin 2012, ai ishte përpjekur ta puthte aktorin, Will Smith, në premierën e filmit “Men In Black 3” në Moskë.

Në vitin 2013, kishte depërtuar në skenë gjatë dhënies së Çmimeve Grammy, megjithqë nuk kishte akreditim, dhe e kishte marrë mikrofonin para se këngëtarja Adele ta merrte çmimin e saj.
XS
SM
MD
LG