Ndërlidhjet

Pakistan: Fokus ndërkombëtar në “vrasjet për nder”


Pamje nga një pjesë e Pakistanit
Pamje nga një pjesë e Pakistanit
Policia e Pakistanit thotë se një person, i cili ishte i zemëruar për shkak të vrasjes së gruas së tij me gurë nga familja e saj, e kishte vrarë bashkëshorten e tij të parë, para disa vitesh.

Më 26 maj, gruaja e dytë e këtij personi, Farzana Parveen, ishte vrarë nga anëtarët e familjes, përfshirë babain dhe vëllezërit e saj, afër një gjykate në qytetin Lahore.

Të afërmit e saj thanë se ajo e kishte çnderuar familjen duke u martuar me personin Muhummad Iqbal, pa pëlqimin e familjes.

Ky raast ka ndikuar që komuniteti ndërkombëtar të fokusohet në të ashtuquajturat “vrasje për nder” në Pakistan.

Poashtu, ka kritika ndërkombëtare ndaj policisë së Pakistanit, pasi Personi Muhummad Iqbal, i kishte deklaruar Radios Evropa e Lirë, programi për Pakistanin, dhe organizatave të tjera, se policët nuk kishin bërë asgjë, derisa ai kishte kërkuar ndihmë për gruan e tij.

Tash policia thotë se personi Iqbal ishte arrestuar për vrasjen e gruas së tij të parë, Ayesha Bibi, në tetor të vitit 2009.

Agjencitë e lajmeve raportojnë se ky rast demonstron se si mund të komplikohet drejtësia dhe sa e rrezikshme është jeta për femrat në Pakistan.
XS
SM
MD
LG