Ndërlidhjet

OSBE: Arrestohet edhe ekipi i dytë në Ukrainën Lindore


Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) thotë se pjesëtarët e një ekipi tjetër të vëzhguesve të saj janë arrestuar në pjesën lindore të Ukrainës, që është nën kontrollin e separatistëve.

OSBE-ja njoftoi se katër vëzhgues ndërkombëtarë dhe një përkthyes ukrainas janë ndalur nga persona të armatosur në qytetin Severodonjeck, 100 kilometra në veri të rajonit Luhansk.

Kontakti me ta ishte humbur mbrëmë.

Nga ana tjetër, OSBE-ja thotë se edhe me grupin tjetër, i cili konsiderohet i zhdukur, prej 26 majit ka humbur kontakti.

Anëtarët e këtij ekipi ishin nga Danimarka, Turqia, Zvicra dhe Estonia. Ata ishin në patrullim rutinore në lindje të Donjeckut.

Një lider i spearatistëve tha dje se ky ekip me gjasë do të lirohet së shpejti.
XS
SM
MD
LG