Ndërlidhjet

Kosovarët mund të udhëtojnë pa viza në Panama


Prishtinë, 30 maj 2014.
Prishtinë, 30 maj 2014.
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, priti sot në takim presidentin e Panamasë, Ricardo Martinelli.

Jahjaga dhe Martinelli biseduan për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë ndërmjet dy vendeve, të investimeve të huaja, për konsolidimin ndërkombëtar të Kosovës, si dhe për shtimin e njohjeve për Kosovën nga rajoni i Amerikës Qendrore dhe Jugore, bën të ditur kumtesa nga Presidenca.

Martinelli, në anën tjetër, ka njoftuar se e ka përfshirë Kosovën në listën e vendeve miqësore për udhëtim pa viza dhe për mundësinë e punës për qytetarët e Kosovës.
XS
SM
MD
LG