Ndërlidhjet

Zgjedhjet në Tajlandë, jo brenda vitit


Bangkok
Bangkok
Udhëheqësi i grushtshtetit ushtarak në Tajlandë ka thënë se zgjedhjet nuk do të mbahen brenda një viti, për t’i dhënë kështu kohë pajtimit politik dhe reformave.

Në një adresim televiziv, gjenerali Prayuth Chan-ocha u ka bërë thirrje të gjitha palëve që të bashkëpunojnë dhe të ndalojnë protestat.

Ushtria në Tajlandë ka marrë pushtetin më 22 maj, duke thënë se do që të rikthejë stabilitetin pas disa muajsh protesta.

Udhëheqësit e grushtshtetit kanë marrë miratimin mbretëror të hënën.
XS
SM
MD
LG