Ndërlidhjet

Putin dhe Hollande flasin për Ukrainën


Putin dhe Hollande - foto arkivi
Putin dhe Hollande - foto arkivi
Kremlini ka njoftuar se presidenti rus, Vladimir Putin, dhe ai i Francës, Francois Hollande, kanë diskutuar përmes telefonit situatën në Ukrainë.

Biseda thuhet të jetë iniciuar nga Franca.

Në kumtesën e Kremlinit thuhet se “Putin ka theksuar nevojën që autoritetet e Kievit të ndalojnë menjëherë dhunën dhe gjakderdhjen dhe të nisin dialogun e drejtpërdrejtë me përfaqësuesit në juglindje të vendit”.

Dy presidentët po ashtu kanë biseduar për takimin e ardhshëm dypalësh në Paris, më 5 qershor.
XS
SM
MD
LG