Ndërlidhjet

Pakistan: Ushtria i ka vrarë 14 militantë


Pamje nga një ushtrim i ushtrisë së Pakistanit
Pamje nga një ushtrim i ushtrisë së Pakistanit
Zyrtarët ushtarakë të Pakistanit thonë se 14 militantë janë vrarë gjatë përleshjeve me ushtrinë pakistaneze, në pjesën veriperëndimore të kufirit me Afganistanin.

Oficerët ushtarakë thanë se një grup i kryengritësve i kishte sulmuar trupat në një pikë kontrolli të armatës, sot herët në mëngjes, duke e vrarë një ushtar dhe plagosur dy të tjerë.

Pjesëtarët e ushtrisë, të mbështetur me helikopterë, iu përgjigjën sulmit, i cili ka ndodhur në hapësirën fisnore të trazuar në Bajur.

Oficerët e ushtrisë kanë thënë se përleshja e armatosur kishte zgjatur disa orë.

Këto pretendime nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur.

Bajur është njëri nga shtatë rajonet fisnore gjysmë – autonome, që janë goditur nga kryengritja.
XS
SM
MD
LG