Ndërlidhjet

Banka Botërore: Shqipërisë i jepet hua për reforma qeveritare


Shqipëria i ka nënshkruar dy marrëveshje për hua mbështetëse për buxhet në vlerë prej gjithsej 220 milionë dollarë amerikanë me Bankën Botërore.

Me këtë hua do të mbështetet buxheti i Shqipërisë, e veçanërisht problemet me borxhe dhe reformat qeveritare në sektorin e taksave, të pensioneve dhe të energjisë.

Këto fonde duhet të kthehen brenda 30 vitesh, me periduhën shtatëvjeçare “grace”, ka njoftuar mbrëmë Banka Botërore.

Qeveria e Shqipërisë po e ndjen presionin nga borxhi publik, i cili ka arritur në shkallën 70.5% të GDP-së në vitin 2013, ndërsa vitin paraprak kjo shkallë ishte 60%, raporton AP nga Tirana.

Banka Botërore dhe qeveria e Shqiërisë nuk kanë njoftuar se sa është shkalla e interesit për këtë hua.

Në muajin shkurt, Fondi Monetar Ndërkombëtar i dha hua Shqipërisë në vlerë prej 450 milionë dollarësh amerikanë.
XS
SM
MD
LG